Midis viteve 1915 dhe 1916 rreth 1,5 milionë burra, gra dhe fëmijë u dërguan në shkretëtirën siriane dhe u vranë nga perandoria osmane, çka njihet si gjenocidi i parë i shekullit të 20-të.
Turqia kundërshton vrasjet masive dhe nuk e quan atë gjenocid. Ajo argumenton se ndërsa krimet u kryen, shumë turq myslimanë u vranë gjithashtu në luftë. Republika e Turqisë mendon se numri është i fryrë dhe vlerëson numrin e të vdekurve të jetë diku rreth 300,000.
Në një nga postimet në sajtin e saj, Kardashian e quan “të pamatur, tronditëse dhe të rrezikshme” iniciativën e gazetës amerikane, të cilët publikuan lajmin për gjenocidin armenë, e cila tregon flamurin turk me një shenjë të paqes, me titull: E vërteta = Paqe.
“Për Wall Street Journal për të publikuar diçka si kjo është e pamatur, tronditëse dhe e rrezikshme. Për një gazetë të besuar si WSJ që të përfitojë nga genocidi – kjo është e turpshme dhe e papranueshme “, ka shkruar ajo.
Kardashian, e cila ka origjinë armene, udhëtoi për në Armeni dhe vuri kurora lulesh në kompleksin memorial për të shënuar 100 vjetorin e vrasjeve në prill 2015. Familja Kardashian kishte ikur nga Armenia në vitin 1913. /Insajderi.com