×
  • Showbiz
  • Show

    Kim Kardashian “e tepron” me “photoshop-in”, në foton e fundit

    Insajderi
    29 December 2023 - 09:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Familja Kardashian është e famshme për reality shoë-n e tyre televiziv, paratë, skandalet, stilin e jetës luksoze dhe ‘photoshop-in’ e keq.

    Të gjitha motrat, në radhë të parë Kim Kardashian, po ndryshojnë vazhdimisht fotot që postojnë në rrjetet sociale, vetëm se këtë herë gjërat dolën edhe më keq.

    Në një nga fotot e saj të festës së Krishtlindjes, ajo është fotografuar me vajzën e saj, por në foto i shfaqej edhe një gisht i dytë në dorë. Në një vështrim të parë, 43-vjeçarja mund të shihet duke shtrënguar duart ndërsa buzëqesh përkrah North Ëest në postimin në Instagram të shpërndarë të martën.

    Ndjekësit e saj, megjithatë, u përpoqën të analizonin çdo detaj dhe vunë re se fotografia kishte një gabim në përpunim.

    Kardashian nuk i është përgjigjur publikisht akuzave, por sigurisht nuk është hera e parë që ajo akuzohet për ‘editim’ të keq të fotove të saj. Megjithatë, ajo që vazhdon të shkaktojë kuriozitet tek fansat e saj është se si ndodhin kaq shumë gabime të dukshme në ‘photoshop’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark