×
  • Showbiz
  • Show

    Kim Kardashian provokon fansat me disa ‘selfie’ në bikini

    Insajderi
    15 March 2023 - 17:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kim Kardashian publikoi tre imazhe të reja për 348 milionë ndjekësit e saj në Instagram të martën pasdite.

    Themeluesja e markës “SKIMS” ishte veshur me një palë bikini me fije të zeza, teksa bënte ‘selfie’ me flokët e saj të errëta, shkruan DailyMail.

    Por fansat kanë vërejtur se diçka dukej ndryshe në këto fotografi – mund të ketë qenë fakti se ajo i ka mbivendosur shumë buzët.

    Dhe ndjekësit e ish-bashkëshortes së Kanye West duket se e kanë vënë re këtë dhe reaguan në seksionin e komenteve duke shkruar mendimet e tyre.

    Njëri tha se Kim ishte një ‘Khloe Wannabe’. Khloe është motra më e vogël 38-vjeçare e Kimit, e cila shpesh nxjerr buzët kur bën ‘selfie’.

    Dhe një ndjekës tjetër bëri komentin e çuditshëm: “Ky ishte një rikthim i bukur në vitin 2014”, ndërsa një tjetër komentoi: “2011, Kim u rikthye këtu, O Zoti im” – koment që sugjeronte se Kim kishte përdorur shumë filtra për ta bërë veten të dukej rinore.

    Pamjet me gjasë janë marrë nga një sesion fotografik që u publikuar për herë të parë më 1 mars.

    Dy javë më parë ajo pozoi me bikini të zeza nga koleksioni i saj i dytë “SKIMS”, të cilin ajo e quajti ‘rroba banje që ndryshojnë lojën, të dizajnuara për më shumë se ujin’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark