×
  • Lajme
  • Lajme

    Kimete Berisha: Qeverisja anti shqiptare e Kurtit e ka rritur këtë marsh

    Insajderi
    02 April 2023 - 23:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Publicistja Kimete Berisha po pretendon se “qeverisja e padrejtë” e kryeministrit, Albin Kurti e ka rritur numrin e qytetarëve në marshin e sotëm.

    Me një mori kritikash ndaj Kurtit, Berisha thotë se sot Hashim Thaçi ishte shpresa e vetme e shqiptarëve.

    “Qeverisja e padrejtë dhe antishqiptare e Albin Kurtit e ka rritur këtë marsh!

    Secili kërkon të dal nga ‘burgu i hapur’ i Albin Kurtit.

    Kur shqiptarët e panë se si Albin Kurti i çoi në qiell kriminelët e vrasësit serbë të shqiptarëve – vendosën të rikthehen tek ata që e larguan Serbinë nga Kosova.

    Rrenat e Albin Kurtit u bën protestues kundër tij.

    Prandaj kaq shumë protestues, sepse kaq shumë rrena të Albin Kurtit.

    Sot, Hashim Thaçi ishte shpresa e vetme e shqiptarëve”, ka shkruar Berisha.

    Postimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark