×
Show

Kimioterapia po vret pacientët

Insajderi
30 October 2016 - 19:46
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Për herë të parë në vendin ishullor u bë një kërkim për numrin e personave të cilët ndërruan jetë vetëm 30 ditë pas nënshtrimit të kësaj terapie, duke dyshuar se kimioterapia është arsyeja e vërtetë e vdekjes dhe jo kanceri.

Në studimin e autoritetit anglez për shëndetin publik dhe të atij për kërkimet e kancerit thuhet se në të gjithë Anglinë rreth 8.4% e pacientëve me kancer në mushkëri dhe 2.4% me kancer gjiri ndërruan jetë për një muaj.

Duke i shqyrtuar një nga një të dhënat, tregohet se në disa spitale mbi 50% e pacientëve vdesin në një muaj pas nënshtrimit të kimioterapisë.

“Kimioterapia është një pjesë e rëndësishme e trajtimit të kancerit dhe arsyeja kryesore pse është rritur numri i të mbijetuarve nga kjo sëmundje në dekadat e fundit. Është e vërtetë që ky lloj trajtimi është i rëndë, ashtu siç është e vertetë që në shumë spitale vdekjet janë shtuar”, u shpreh Dr. Jem Rashbass.

Ky studim përfshiu mbi 23 mijë femra me kancer të gjirit dhe rreth 10 mijë meshkuj me kancer në mushkëri të cilët iu nënshtruan kimioterapisë në vitin 2014. Na ata të cilët iu nënshtruan, 1383 pacientë ndërruan jetë brenda 30 ditëve.

Kimioterapia është helm për trupin pasi nuk arrin të bëjë diferencën mes qelizave të shëndosha dhe atyre kancerogjene.

Ky studim këshillon doktorët që të jenë më të kujdesshëm në përzgjedhjen e pacientëve që duhet t’i nënshtrohen kimioterapisë, pasi në disa raste, ajo mund t’ju bëjë më shumë dëm se sa mirë.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark