×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Kina fajëson Uashingtonin për ashpërsimin e luftës tregtare

    Insajderi
    03 June 2019 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra e zëdhënësit të kabinetit qeveritar kinez nxori sot një raport ku thotë se Pekini ka respektuar angazhimet e marra në 11 raunde bisedimesh dhe se Uashingtoni është tërhequr tre herë nga angazhimet e mëparshme duke vendosur tarifa e duke paraqitur parakushte që shkelnin mirëkuptimin dypalësh.

    Pekini e akuzon Uashingtonin në raport se po ndjek një politikë frikësimi dhe imponimi.

    Kina duket se është angazhuar në një fushatë intensive për të argumentuar qëndrimin e saj, në një kohë kur Uashingtoni e akuzon Pekinin për vjedhje të sekreteve industriale dhe shantazhe mbi kompanitë e huaja për të kopjuar prej tyre sekrete teknologjike.

    Administrata Trump i ka rritur në 25% tarifat mbi importe kineze me vlerë prej 250 miliardë dollarësh dhe ka në plan ta zgjerojë këtë listë me importe të tjera me vlerë 300 miliardë dollarë. Këtë javë Uashingtoni revoltoi së tepërmi Pekinin kur e përfshiu kompaninë kineze, Huawei në listën e zezë duke e cilësuar si kompani që u shërben synimeve të Pekinit për spiunazh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark