×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kina humb ‘titullin’ e shtetit më të populluar në botë

    Insajderi
    06 December 2022 - 23:00

    Ky është shteti që ia kalon Kinës për numrin më të lartë të popullsisë në botë.

    Prej disa dekadash tashmë, Kina ka mbajtur me krenari ‘titullin’ e shtetit me më shumë banorë në të gjithë botën.

    Por vitin tjetër kjo do të ndryshojë.

    Kombet e Bashkuara parashikojnë që është pikërisht India ajo e cila do t’ia kalojë Kinës si vendi më i populluar në botë vitin e ardhshëm.

    Në vitin 2023, Kina nuk do të jetë më vendi më i populluar në botë, duke ia lënë “titullin e lavidshëm” Indisë, sipas parashikimeve të Kombeve të Bashkuara.

    Kina ka pasur popullsinë më të madhe në botë që nga viti 1950, kur OKB filloi të mbante të dhëna rreth demografisë së shteteve të ndryshme.

    Por tani parashikohet të përjetojë një rënie absolute të popullsisë së saj duke filluar që nga viti 2023.

    OKB-ja ende vlerëson popullsinë e saj në rreth 1,426 miliardë banorë në vitin 2022.

    Kjo është më e madhe se e gjithë popullsia e Evropës (744 milionë) dhe e Amerikës (1,04 miliardë), thuajse së bashku.

    Është gjithashtu afërsisht e barabartë me popullsinë e të gjitha kombeve në Afrikë (1.427 miliardë).

    Por, OKB-ja parashikon që popullsia e Kinës do të bjerë nga 1,426 miliardë këtë vit në 1,313 miliardë deri në vitin 2050 dhe nën 800 milionë deri në vitin 2100.

    Kjo është sipas “variantit të mesëm” të OKB-së, ose projeksionit mesatar pasi rënia mund të jetë edhe më e madhe, kjo si pasojë e rënies së lindshmërisë, shtyrjes së moshës së lindjes për gratë apo edhe emigrimi jashtë vendit.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark