×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kina kërkon nga femrat që të shmangin lidhjet me të huaj

    Insajderi
    20 April 2016 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet kanë paralajmëruar femrat, sidomos ato të punësuara në administratën shtetërore, që të mos verbërohen nga dashuria ndaj një të huaji pasi ai mund të jetë vetëm një spiun dhe kështu tradhtojnë vendin.

    Për ta ilustruar më mirë, ata kanë krijuar një histori mes David, një të huaji në Kinë, dhe një femre kineze, Xiao Li.

    Historia fillon me vajzën e cila mban një pozicion në administratën shtetërore, vendos t’i japë informacione të rëndësishme djaloshit perëndimor pasi sipas autoriteteve, është e hutuar nga komplimentet dhe lulet që David i dhuron, shkruan cbsnews.

    Por, një ditë, policia i troket në derë dhe i tregon se ka bashkëpunuar me një spiun perëndimor, prandaj rrezikon disa vite burg

    Dhe për të shmangur një përfundim si të vajzës, ku secila femër mund të jetë viktimë në këtë rastë janë bërë postera për fushatën, ku shteti ju kërkon femrave të mos i besojnë shumë djemve të bukur perëndimorë që thonë se kanë ardhur për të bërë disa kërkime.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark