×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kina përgatitet për luftë? Xi Jingping: Duhet të rrisim sigurinë

    Insajderi
    08 November 2022 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kina do të përqendrojë të gjitha përgatitjet e saj për luftë pasi siguria e vendit është “gjithnjë e më e paqëndrueshme dhe e cenuar”, sipas një deklarate të presidentit Xi Jingping, sipas Daily Mail.

    Paralajmërimi i tij vjen pasi Xi muajin e kaluar bëri thirrje për zhvillim më të shpejtë ushtarak, mbështetje në teknologji dhe mbrojtje të interesave të Kinës jashtë vendit, duke rritur gjasat për konflikt të mëtejshëm.

    Njoftimi i Xi se Kina do të fokusohet në përgatitjen për një luftë do të rrisë frikën se kombi mund të pushtojë ishullin vetëqeverisës të Tajvanit, të cilin Pekini e pretendon si të tijin.

    Kina, e cila ka ekonominë dhe ushtrinë e dytë më të madhe në botë, ka kërcënuar vazhdimisht se do të aneksojë Tajvanin me forcë nëse është e nevojshme. Nëse Kina sulmon Tajvanin, konflikti pothuajse me siguri do të përfshinte Shtetet e Bashkuara, të cilat i kanë ofruar armë Tajvanit.

    SHBA i është përgjigjur kërcënimeve të Kinës për të sulmuar Tajvanin duke njoftuar se do të vendosë bombardues në Australi – në një përpjekje për të ‘paralajmëruar’ Kinën kundër asaj që do të ishte ‘lufta më e keqe në historinë moderne’.

    Kjo vjen pas stërvitjeve më të mëdha ushtarake që Kina zhvilloi rreth  Tajvanit pas një vizite të fundit nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi.

    Udhëtimi zemëroi Pekinin, i cili e cilësoi atë  si një përpjekje të SHBA-së për të ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark