×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Kina vendos objektivin e rritjes ekonomike prej më shumë se 6% për 2021

    Insajderi
    05 March 2021 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kina ka vendosur një objektiv ambicioz të rritjes ekonomike me mbi 6% për 2021, deklaroi kryeministri Li Keqiang në hapjen e sesionit parlamentar.

    Planifikimi afatgjatë ekonomik i Kinës, investimet e vazhdueshme të qeverisë dhe një rregullim i diskutueshëm i sistemit zgjedhor të Hong Kongut janë në krye të axhendës së takimit shtatë-ditor të parlamentit.

    Legjislatura pritet të rishikojë një plan të ri pesë-vjeçar për zhvillimin ekonomik përmes të cilit Pekini synon të arrijë vetëmjaftueshmërinë teknologjike, të rrisë konsumin e brendshëm dhe të mbështetet më pak në eksportet e mallrave me cilësi më të ulët.

    Drejtimi i ri vjen pas një lufte tregtare njëvjeçare me SHBA.

    “Ne do t’i japim përparësi qarkullimit të brendshëm dhe do të punojmë për të ndërtuar një treg të fortë të brendshëm dhe për ta kthyer Kinën në një treg cilësor”, u tha Li 2 900 delegatëve të mbledhur në Sallën e Madhe të Popullit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark