Insajderi
Lajme

Kinë: Merakliu i veturave varroset bashkë me Mercedesin e tij me vlerë 130 mijë euro

Insajderi
14 April 2026 - 16:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kinë: Merakliu i veturave varroset bashkë me Mercedesin e tij me vlerë 130 mijë euro
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Obsesioni me makinat nuk njeh kufij, dhe shembulli i fundit vjen nga provinca kineze Liaoning, ku u mbajt një funeral i çuditshëm.

Pranë varrit të një burri, një ekskavator varrosi një Mercedes Benz S450L të zi me vlerë rreth 130 mijë euro në një gropë. Së bashku me një shirit të kuq përreth makinës, vëmendjen e tërhoqi edhe një targë e personalizuar “8888’, e cila sipas mediave lokale kushton rreth 12 mijë euro. Numri 8 konsiderohet simbol i pasurisë dhe fatit në Kinë.

Pasi varrimi i çuditshëm u bë viral në internet, autoritetet lokale nisën një hetim sepse varrosja e makinave në tokë është e paligjshme. Policia po heton të gjitha rrethanat, transmeton Klankosova.tv.

Edhe pse shumë besojnë se nuk ka asgjë të keqe në të gjithë historinë sepse bëhet fjalë për dëshirën e fundit të të ndjerit, shumica janë të neveritur nga funerali dhe pretendojnë se është një ceremoni e turpshme me mburrje të tepruar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark