Një burrit në provincën juglindore Fujian të Kinës të dielën i ka mbetur koka brenda një makinë larëse duke u përpjekur për ta rregulluar një tub, raporton CNN.
Personi i paidentifikuar ka shpëtuar pas ndihmës që i dhanë zjarrfikësit, të cilët e thyen makinën larëse për t’ia nxjerrë kokën.
“Kemi marrë një thirrje jo të zakonshme të emergjencës, megjithatë personi ishte në gjendje të mirë fizike”, kanë thënë në deklaratë zjarrfikësit.
Kjo nuk është hera e parë që zjarrfikësit kinezë kanë shpëtuar njerëzit në një vend kaq të ngushtë.
Në prill, zjarrfikësit kishin liruar një djalë tre -vjeçar i cili ishte ngujuar në xhamin e sipërm të veturës kurse vitin e kaluar një grua ishte bllokuar në mes të dy mureve./Insajderi.com