×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo do të jetë logoja për 25 vjetorin e çlirimit, Kurti shpjegon kuptimin e saj

    Insajderi
    30 May 2024 - 09:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 12 qershor, Kosova shënon 25 vjetorin e çlirimit. Kryeministri Albin Kurti e ka publikuar logon për këtë përvjetor.

    Kurti e ka përshkruar logon në ‘Facebook’, ku ka sqaruar edhe kuptimin e logos. Thotë se përfshin motivet tradicionale “të rifreskuara me dizajn modern”.

    “25-vjetori i çlirimit të Kosovës Frymëzuar nga historia dhe kultura, motivet e ngjyrat që i gjejmë të qëndisura në veshjet tradicionale e të thurura në artizanatet tona, na vijnë të rifreskuara me dizajn modern. Aty shohim profilin e pëllumbit të bardhë që simbolizon paqen e lirinë, si dhe simbolin e shqiponjës dykrenare e vigjilente, që është e ngulitur thellë në historinë e identitetin tonë kombëtar”, shkroi Kurti.

    Me aktivitete të ndryshme nga 8 deri më 21 qershor, Kosova do ta shënojë këtë përvjetor të çlirimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark