×
Insajderi / Insajderi

Kjo dyshohet të jetë arsyeja e plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë

Insajderi
28 March 2023 - 00:01
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy presona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Të dyshuarit për këtë rast janë identifikuar dhe Policia është në kërkim të tyre.

Insajderi ka mësuar se dy të plagosurit i përkasin moshës 20 dhe 22 vjeçare. Gjendja e tyre është stabile dhe po trajtohen në QKUK.

Ndërkaq, jo zyrtarisht Klan Kosova raportoi se si shkak që e ka sjell plagosjen ka qenë një rrahje e cila ka ndodhur para disa ditësh në një lagje periferike, e që ka vazhduar edhe në qendër të kryeqytetit.

Pamje nga vendi i ngjarjes:

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark