×
  • Lajme
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Kjo është arsyeja pse u rrit çmimi i derivateve në Kosovë

    Insajderi
    12 October 2021 - 14:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mungesa e naftë në Ballkan ka bërë që Organizata prodhuese OPEK të reduktojë prodhimin duke ndikuar në rritjen e çmimit të derivateve në tërë rajonin. Kjo është arsyer kryesore pse çmimi i derivateve në Kosovë është rritur sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në Kosovë çmimi i naftës është rritur nga 1.16 në 1.20 dizeli, ndërsa benzina nga 1.16 deri 1.24 euro.

    Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës në një prononcim për Gazetës Insajderi, ka thënë se sa i përket çmimeve ato janë më të lirat në regjion, përveç Maqedonisë.

    Sipas, Bejranit Maqedoni është më e lira për shkak se ka akcizë më të lirë për 22 cent, kurse Kosova ka akcizë 38 cent për dizel dhe 36 cent për benzin.

    “Organizata prodhuese OPEK e ka reduktuar prodhimin, kur reduktohet prodhimi është mungesë e naftës, për këtë shkak rritet edhe çmimit. Sot sa i përket çmimeve të naftë sot sillen 1.16 dizel deri në 1.20, ndërsa benzina në 1.16 deri 1.24 sa i përket çmimeve prapë jemi më të lirë të regjion, përveç Maqedonisë e cila e ka akcizën më të lirë për 22 cent”, ka thënë Berjani për Insajderin.

    Berjani ka shtuar se qytetarët duhet të kuptojnë që çmimin e naftës nuk e përcakton shoqata e naftëtarëve por BREZH dhe OPEK, pasi këta të fundit janë vetëm tregtar shitës.

    Tutje, ai ka shtuar se për standardin ekonomik që e kanë qytetarët kosovarë derivatet janë të shtrejta por që shoqata e naftëtarëve nuk mund të bëjë asgjë.

    “Ndërsa, benzinën Maqedonia e ka më të shtrenjtë se na për 23 cent. Çmimet në regjion sillen Shqipëria sot 1.52 dizeli, kurse 1.55 benzina kështu që edhe Serbia edhe Bosnja edhe Mali i Zit të gjitha kanë çmime më të larta se shteti jonë. Ne e kuptojmë që gjendja ekonomike është e rëndë dhe çmimi është i lartë për qytetarët tonë, por duhet ta kemi të qartë që çmimin e cakton Brezh dhe OPEK, ne jemi vetëm tregtar shitësi por me mirëkuptim sa do kudo çmimet janë më të lirat në regjion”, ka thënë Berjani për Insajderin.

    Në rast se ndodhë që Kosova të ketë mungesë të importit, Bejrani thotë se nuk duhet të ketë panik pasi për 2 deri në 3 muaj ka rezerva të derivateve në stoqe.

    “Qytetarët nuk duhet të kenë panik pasi Kosova sot mos me pas import për dy deri në tre muaj ka stoqe të derivateve në Kosovë. Por çmimi ëshë një rritje e lehtë”, ka shtuar me tej ai.

    Kosova importon naftë nga Emiratet e të Bashkuara Arabe e Italia por pika grumbulluese është Durrësi. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark