Kancerlari i ri i Gjermanisë Olaf Scholz, tashmë e ka përzgjedhur veturën e re me të cilën do të vozitet.
“Mercedes S 680 Guard” është emri i “bishës” i cili kushton 544 mijë euro dhe peshon mbi katër tonë.
Sipas Auto Motor und Sport për S klasën “të zakonshme” duhen 50 orë pune, dhe për Guard duhen 50 ditë!
Gjithçka fillon me ndërtimin e një “kafazi” prej çeliku special, fibër karboni dhe qelqi të laminuar me fletë të padepërtueshme dhjetë centimetra të trashë.
Pastaj trupi i veturës montohet në automjet.
Rezultati plotëson standardet më të larta: Inspektorët shtetëror qëlluan mbi 300 të shtëna nga një pushkë automatike në një limuzinë dhe shpërthyen 12 kilogramë eksploziv pranë saj përpara se t’i jepnin certifikimin VR10.
Përveç mbrojtjes balistike, kjo S-Class ka edhe goma rezistente ndaj shpimit, një fikës zjarri automatik dhe një sistem ajri të kompresuar që mund të parandalojë hyrjen e gazrave toksikë.
Ideja ishte që të ruhej forma e prodhimit sepse shumica e këtyre automjeteve shiten nga Mercedes tek klientët që janë në rrezik, si krerët e shteteve, por që duan të kalojnë pa u vënë re nga publiku.
“Guards” ka një motor më të madh dhe më të fuqishëm në ofertë – 6.0 V12 me 450 kW/612 kuaj fuqi, i cili zhvillon një maksimum prej 830 Nm.