Kjo është deklarata e Amerikës për marrëveshjen për targat – Insajderi
×
Insajderi

Kjo është deklarata e Amerikës për marrëveshjen për targat

Insajderi
24 November 2022 - 08:42
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë gjatë ditës së djeshme, për çështjen e targave.

Kështu është deklaruar nëpërmjet një komunikate nga Departamenti i Shtetit amerikan, ku është shtuar se, SHBA-të mbështesin dialogun e lehtësuar nga BE-ja si rruga më e mirë për të avancuar të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë.

Tutje është deklaruar se, të dyja palët kanë bërë një hap gjigant drejt garantimit të paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin.

Deklarata e plotë:

Shtetet e Bashkuara mirëpresin marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve. Ne përgëzojmë më tej marrëveshjen e dy vendeve për t’u përqëndruar plotësisht dhe urgjentisht në normalizimin e marrëdhënieve nën kujdesin e dialogut të lehtësuar nga BE. Ne mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja si rruga më e mirë për të avancuar të ardhmen evropiane të Serbisë dhe Kosovës.

Ne mirëpresim vendimin e palëve për të vënë interesat e të gjithë njerëzve të tyre në krye të vendimmarrjes dhe të ndërmarrin hapa për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve të tyre. Të dy palët bënë një hap gjigant përpara sot, me lehtësimin e BE-së, drejt garantimit të paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin. Shtetet e Bashkuara përshëndesin negociatat konstruktive dhe inkurajojnë përparimin e mëtejshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark