Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku është i kënaqur me fitoren e arritur përballë Prishtinës.
i pas fitores 1:0 të dielën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë tha se dikujt po i pengojnë fitoret e Dukagjinit.
“Jam shumë i kënaqur, pasi kishim kundërshtar direkt sa i përket renditjes në tabelë. Kishim marrë masa pas ndeshjes për Kupë. Po besoj që dikujt po i pengon që Dukagjini po luan mirë, po fiton pikë. Mendoj se duhet të gëzojnë respekt të gjithë për Dukagjinin. Duhet ta rregullojmë fushën, pasi ndryshe është futbolli në fushë sintetike ndryshe natyrale. Në ‘Zahir Pajaziti’ dhe ‘Fadil Vokrri’ shihen skuadrat, pasi është vështirë t’i bësh ballë ekipit tonë. Kishim raste edhe për ta dyfishuar rezultatin, kurse kundërshtari nuk kishte të njëjtën gjë”, ka thënë Dallku. Ai ka theksuar se nën drejtimin e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij, Dukagjini ka shënuar rritje të madhe. “Kemi ardhur me projekt, kemi pranuar të punojmë kur Dukagjini ishte i fundit, ndërsa kemi arritur të bëhemi finalist të Kupës, kemi mbetur në Superligë dhe kemi bërë prurje për të qenë konkurrent në këtë garë”, është shprehur Dallku.