×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kjo është domethënia e logos së 15 vjetorit të pavarësisë

    Insajderi
    08 February 2023 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot është prezentuar logo-ja e e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Kjo logo ka motive nga ngjyrat e flamurit të Kosovës dhe atij kombëtar.

    Krijuesi i saj siq ka konfirmuar edhe Ministria e Kulturës për Insajderin është dizajneri i njohur grafik, Albian Gagica.

    Me tu publikuar logo, kishte pyetje rreth përfaqësimit të ngjyrave dhe kuptimit që ato bartin.

    Insajderi ka kontaktuar me Gagicën në lidhje me angazhimin e tij për logon dhe domethënien që ajo bart.

    Ai tha se logo-ja është moderne me ngjyrat kuq e zi dhe ato të flamurit të Kosovës, ndërkaq ngjyra rozë përfaqëson rolin e gruas në shoqërinë tonë, kurse e gjelbërta natyrën dhe të ardhmen.

    “Logoja është moderne, pra ajo ka ngjyrat kuq e zi në mes, flamurin e Kosovës edhe atë rozë për rolin e vajzave dhe grave në shoqërinë tonë, edhe e gjelbërta simbolizon të ardhmen. Future is green”, tha ai për Insajderin.

    Ai shtoi se për punimin e logos është kontraktuar nga Ministria e Kulturës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark