×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Kjo është e vërteta”- AAK-ja i kundërpërgjigjen Presidencës për mos-mbajtjen e takimit

    Insajderi
    19 December 2023 - 18:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, i është kundërpërgjigjur Presidencës lidhur me takimin që ishte paraparë të mbahej të martën mes të dyja palëve mbi draftstatutin e Asociacionit.

    Presidenca ka thënë se takimi s’është mbajtur për shkaqe protokollare, e se Haradinaj s’ka dashur të presë.

    Ndërsa, Xhemaili në një përgjigje më vonë ka thënë se nuk kishte të bënte me ato që tha Presidenca.

    “Nuk ka qenë puna që protokolli do ta njoftonte presidenten për arritjen e z. Haradinaj në takim dhe që Haradinajt nuk i pritej. Protokolli e ka njoftuar z. Haradinaj se Presidentja ishte akoma në takim me Kryetarin e LDK-së. D.m.th. ajo vet e kishte caktuar orën e takimit dhe vet nuk e kishte respektuar agjendën e vet. Kjo është e vërteta”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark