×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kjo është familja shqiptare që i shpëtoi tërmetit tragjik në Turqi

    Insajderi
    14 February 2023 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tërmeti 7.8 ballësh që mori jetën e mbi 35 mijë persona në Turqi, la të vdekur edhe shumë shqiptarë. Ndër ta edhe tre familjarë të shqiptarit Murat Mersinli. Xhaxhai i Mersinlit, nusja dhe djali i axhës së tij nuk i mbijetuan tërmetit. Por, pjesa tjetër e familjes së tij arriti të shpëtojë nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë Jugore një javë më parë.

    Gazeta Insajderi ka siguruar fotografi ekskluzive të shqiptarëve që i shpëtuan tërmetit tragjik të cilët jetonin në qendrën ku ndodhi tërmeti në Kahramanmarash.

    Nga pamjet shihet se ndër të shpëtuarit përveç tri të moshuarave janë edhe dy fëmijë.

    Ndryshe, 70 shqiptarë kanë vdekur si pasojë e tërmetit katastrofik në Kahramanmarash të Turqisë, ndërkaq tre të tjerë në Hatay.

    Kujtojmë se, sipas njoftimit të ministrit të Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj, ekipet e kërkim – shpëtimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës kanë arritur të nxjerrin të gjallë nga rrënojat katër persona në Turqi.

    Lexo edhe:

    Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    23 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark