×
  • Lajme
  • Lajme

    “PDK do ta votojë shpërbërjen e Kuvendit”

    Insajderi
    23 May 2024 - 18:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu-Kodra, tha se PDK do të votoj për shpërbërjen e Kuvendit.

    Deliu-Kodra tha në Info Magazine tha se qëndrimi PDK-së ka qenë që do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare kurdo që ka dakordancë për zgjedhje.

    “Ne edhe sot kemi qenë pjesë e një marrëveshje për të cilën tashmë ka një dakordim”, tha ajo në Klan Kosova.

    PDK sot i ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare që u miratuan në Kuvendin e Kosovës.

    Ditë më parë kryetari Memli Krasniqi, kishte takuar kryeministrin Albin Kurti.

    Temë e diskutimit ka qenë edhe zgjedhjet e parakohshme.

    Qëndrimi i Partisë Demokratike, është që Kuvendi të shpërndahet në fund të muajit maj, për të kapur afatin ligjor për organizimin e zgjedhjeve brenda 45 ditësh nga shpërbërja e Parlamentit.

    PDK-ja ka kërkuar dy data të mbajtjes së zgjedhjeve: 30 qershorin ose 7 korrikun.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark