×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kjo është gjendja shëndetësore e personit që mbeti i plagosur dje në Kaçanik

    Insajderi
    11 May 2022 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Hasan Berisha ka mbetur i vrarë dje në Kaçanik ndërsa vëllai i tij Kastriot Berisha i plagosur.

    Kastriot Berisha është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim.

    Për gjendjen e tij shëndetësore për Insajderin ka folur drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.

    “Ne e kemi kryer operacionin mbrëmë. I njëjti ndodhet në mjekim intensiv”, ka thënë shkurt Syla.

    Por si ndodhi i gjithë rasti?

    Gjatë ditës së djeshme Hasan e Kastriot Berisha u sulumuan me armë zjarri.

    Hasan Berisha mbeti i vrarë në vendin e ngjarjes teksa Kastriot Berisha u plagos, në qafë.

    Krimi ka ndodhur në lokacionin e njohur si “Fusha e Pajtimit” ”, përballë Varrezave të Dëshmorëve, në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.

    Detaje për rastin kanë dhënë edhe nga Policia përmes raportit 24 orësh.

    “Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri ndaj dy viktimave meshkuj kosovarë. Si pasojë e të shtënave njëri nga viktimat ka ndërruar jetë ndërsa tjetri është dërguar në spital në gjendje të rëndë pa vetëdije. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Në lidhje me rastin dy të dyshuar gjenden në arrati”, thuhet në njoftim përcjell Insajderin.

    Sipas raportimeve në media, shkak i kësaj tragjedia po del të jetë një borxh që personi I dyshuar për vrasje ua kishte viktimave.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark