×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kjo është gjendja shëndetësore e Rrahman Jasharajt

    Insajderi
    23 September 2022 - 17:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ymer Ymeri nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, ka folur në Frontal të T7 thotë se kryesindikalisti Rrahman Jasharaj ka ftohje, por kjo nuk është arsyeja e mungesës së sotme të Jasharajt në Komisionin për Arsim.

    Pas përvojës jo të mirë, për shkak të sulmeve nga deputetët e shumicës, Rrahman Jasharaj nuk ka shkuar sot në Komisionin parlamentar. Kolegu i tij Ymer Ymeri thotë se në takim sot kanë zgjedhur të shkojnë ata që e përfaësojnë vetëm SBASHK-un, e jo të gjitha sindikatat në vend.

    “Nuk është diçka serioze, por ka pasur një ftohje për shkak të angazhimeve të tij dyditore, sa ka qenë drejtoreësha evropiane e sindikatave të arsimit, dhe, sipas të gjitha gjasav, edhe kështu ka qenë në një tretman, me terapi, por është duke u përmirësu”, ka thënë Ymeri.

    Mirëpo, sipas tij, kjo nuk ishte arsyeja e mungesës së sotme të Jasharajt në Komisionin parlamentar për Arsim, ku për herë të dytë radhazi ishin ftuar përfaqësues të SBASHK-ut dhe ministrat e Qeverisë Kurti, për të folur rreth mosmarrëveshejeve mbi greva.

    “Meqenëse z. Jasharaj është kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, komisioni ishte për Arsim, dhe ishin ftuar vetëm për cështje të SBASHK-ut, për të mos u keqkuptuar, ne vendosëm që të shkojë nënkryetarja e  SBASHK-ut, bashkë me dy anëtarë të këshillit grevist dhe unë si koordinator në SBASHK”, tha Ymeri.

    Përfaqësuesi i sindikatave të arsimit thotë se në takimin e sotëm në Komisionin për Arsim nuk pati rezultatin që ai thotë se e prisnin.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark