×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kjo është gjendja shëndetësore e Salman Rushdie pas sulmit

    Insajderi
    24 October 2022 - 08:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkrimtari Salman Rushdie ka humbur shikimin në njërin sy dhe përdorimin e njërës dorë, pasi u sulmua dy muaj më parë shtetin e Nju Jorkut. Lajmi është konfirmuar nga agjenti i tij Andreë Wylie, në një intervistë për “Pais”, duke dhënë detaje për gjendjen e tij shëndetësore.

    “Plagët e tij janë të thella. Ai kishte tre plagë të rënda në qafë. Njëra dorë është e palëvizur sepse i ishin prerë nervat në krah. Dhe ai ka rreth 15 plagë të tjera në gjoks dhe në trup. Ishte një sulm brutal,” tha ai, por nuk pranoi të tregonte nëse shkrimtari është ende në spital, duke theksuar se më e rëndësishmja është se ai do të jetojë.

    75-vjeçari Rushdie, i cili mori kërcënime me vdekje nga Irani në vitet 1980 për librin e tij “Vargjet Satanike”, u sulmua ndërsa po mbante një fjalim mbi lirinë artistike në Institutin Chautauqua më 12 gusht. Sulmuesi, Hadi Matar, kishte si gjithë spektatorët e tjerë, më pas doli në skenë duke e qëlluar dhe plagosur disa herë shkrimtarin.

    Sulmuesi 24 vjeçar është deklaruar i pafajshëm dhe ka pohuar se ka tentuar të vrasë shkrimtarin Rushdie për sulmet e tij ndaj Islamit.

    Agjenti i tij shtoi se është e pamundur të parandalohen gjeste të tilla dhe e krahasoi ngjarjen me vrasjen e John Lennon.

    “Unë mendoj se sulmi ishte diçka që Salman dhe unë e kemi diskutuar në të kaluarën, se rreziku kryesor që ai kishte për shumë vite pas fetvasë ishte ai i një personi të rastësishëm që dilte nga askund dhe e sulmonte atë. Ju nuk mund të mbroni veten nga një gjë e tillë, sepse është krejtësisht e papritur. Është si vrasësi i John Lennon-it”, ndërsa ngriti alarmin për ekstremizmin në rritje në botë.

    Sulmi ndaj Rushdie ndodhi në Institutin Chautauqua në shtetin e Nju Jorkut më 12 gusht, teksa  ishte gati të mbante një fjalim për mënyrën sesi SHBA ka shërbyer si strehë për shkrimtarët.

    Shkrimtari u detyrua të fshihej për gati 10 vjet pas botimit të Vargjeve Satanike. Shumë myslimanë reaguan me tërbim ndaj tij, duke argumentuar se portretizimi i Profetit Muhamed fyente besimin e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark