×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kjo është gruaja më e fuqishme në politikë për vitin 2022

    Insajderi
    07 December 2022 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në vendin e parë në renditjen e 100 grave më me ndikim ne politike, për rolin e saj gjatë luftës në Ukrainë dhe për menaxhimin e pandemisë, është renditur Von der Leyen.

    Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, është zgjedhur gruaja më me ndikim ne politikë, për rolin e saj gjatë luftës në Ukrainë 2022, sipas “The Forbes”.

    “Ndikimi i saj është unik, asnjë grua tjetër, në renditje, nuk ka udhëhequr një politikë në emër të 450 milionë banorëve”, thuhet në revistën amerikane, shkruan ATSh.

    Giorgia Meloni është gruaja e shtatë më e fuqishme në botë sipas renditjes së “Grave më të fuqishme në politikë në 2022” të hartuar nga “The Forbes”, në të cilën kryeministrja është e vetmja italiane.

    “Si liderja e qeverisë së ekstremit të djathtë të Italisë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, Meloni është një figurë kontroverse, e ardhmja politike e së cilës mbetet e pasigurt. Pavarësisht kësaj, suksesi i saj përfaqëson një arritje për lidershipin femëror, qoftë edhe vetëm sepse ajo është e vetmja grua që udhëheq një vend të G20-s”, shkruan Forbes.

    Ndër 10 gratë më me ndikim, në vendin e dytë është renditur presidentja e BQE-së Christine Lagarde, në vendin e tretë zëvendëspresidentja e ShBA-së, Kamala Harris dhe në vendin e katërt CEO e “General Motors”, Mary Barra.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark