×
  • Sport
  • Sport

    Kjo është karriera plot vuajtje e futbollistit që u pezullua nga futbolli për shkak të dopingut

    Insajderi
    02 March 2024 - 23:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dënimi për doping nuk është problemi i vetëm në karrierën e Paul Pogba. Mesfushori francez ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes më shumë për ato që ndodhnin jashtë fushave se brenda saj.

    30-vjeçari është përballur me një kalvar vuajtjesh, ku dëmtimet fizike kanë qenë të shpeshta, ndërsa dy vite më parë u përfshi në një skandal zhvatjeje. Vëllai i madh i Pogba, Mathias ishte një nga dy të dyshuarit e përfshirë në këtë rast, së bashku me miqtë e fëmijërisë.

    Rreth këtij episodi, dyshohet se Pogba ishte kërcënuar të paguante 13 milionë Euro. Që nga shpallja pozitiv në testin e dopingut, mesfushori nuk ka marrë pjesë në seancat stërvitore të Juventusit, ndërsa kohët e fundit përfitonte vetëm 2400 Euro në muaj.

    Shifër tepër e ulët, duke parë se francezi merrte rreth 670 mijë Euro në muaj nga kontrata që do e mbante në Torino deri në vitin 2026. Në karrierën si futbollist, kryesisht me Juventus dhe Manchester United, Pogba fitoi katër tituj radhazi të Serie A dhe luajti në skuadrën e Juventusit që humbi nga Barcelona në finalen e Ligës së Kampionëve 2015.

    Ai u kthye te United në vitin 2016 për 105 milionë Euro, një tarifë rekord botëror në atë kohë, dhe fitoi Europa League dhe Kupën e Ligës në Angli.  ogba ka zhvilluar 91 paraqitje për Francën dhe ka luajtur në ekipin që arriti në finalen e Euro 2016 para triumfit të Kupës së Botës dy vjet më vonë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark