×
  • Showbiz
  • Show

    Kjo është kënga më e mirë për vitin 2023, sipas Variety

    Insajderi
    29 December 2023 - 10:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sipas revistës së njohur amerikane, kënga më e mirë për vitin 2023 i përket Billie Eilish dhe është e lidhur pazgjidhshmërisht me filmin më viral të vitit, “Barbie”.

    Është kënga e titulluar “What Was I Made For?” që në shqip përkthehet ”Për çfarë u bëra?” “, e cila u shkrua për kolonën zanore të filmit popullor.

    Eilish, 22 vjeç, kryesoi listën e revistës, me “Not Strong Enough” të Boygenius dhe “First Person Shooter” të Drake që zënë vendin e dytë dhe të tretë respektivisht. Variety e përshkroi baladën, të krijuar nga Eilish dhe vëllai i saj Phineas, si kolona zanore më e mirë e filmit që nga “No Time to Die” për filmin e James Bond të vitit 2021.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    29 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark