×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kjo është modelja ukrainase që vdiq tragjikisht bashkë me kosovarin në aksidentin në Itali

    Insajderi
    02 April 2024 - 23:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anna Kraevskaya, modelja nga Ukraina, e cila jetonte në Zvicër, ka mbetur po ashtu e vdekur në aksidentin tragjik në Itali, ku humbi jetën kosovari Hysni Qestaj.

    Gazeta Insajderi ka raportuar dje se bashkë në veturën e tipit ‘Ferrari’ me Qestajn ishte edhe një grua, që s’ishte bashkëshortja e tij. Mediumi ka mësuar se tashmë e ndjera është modelja ukrainase Anna Kraevskaya.

    Vetura u copëtua, copat u shpërndanë dhe flakë e madhe u pa. Mediat italiane shkruajnë se Ferrari GT C4 i bardhë kishte qenë duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore.

    Zjarrfikësve iu desh mjaft mund që ta nxirrnin kosovarin e vdekur nga vetura.

    Mediumi zviceran, Blick shkruan se 40-vjeçari të shtunën në mbrëmje – vetëm disa orë para vdekjes – ishte në një klub nate në kantonin e Valais dhe pas performancës më pas ishte nisur për në Itali me Ferrari.

    Vëllai i tij 41-vjeçar ka treguar se vetura i përkiste atij.

    “Është e vështirë ta shprehësh me fjalë këtë person të madh dhe pozitiv. Por nëse do të më duhej ta përshkruaja me një fjalë, do të thosha se ai ishte personi më i dashur që e kam njohur”, tha ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark