×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kjo është përgjigja e Hazirit ndaj teorisë konspirative të Besnik Bislimit për blerjen e votave në Gjilan

    Insajderi
    21 October 2021 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili ka kandiduar edhe për një mandat në zgjedhjet lokale për Komunë e Gjilanit, i është përgjigjur nënkryetarit të VV-së, Besnik Bislimit në deklaratën se ka pasur vota të blera nga Lista Serbe, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në një prononcim për Gazetën Insajderi, Haziri tha se vetëm me përfaqësues të komunitetit turk ka pasur partneritet, ndërsa të gjitha komunitetet tjera thotë se i ka trajtuar në mënyrë të barabartë.

    “Me vetë faktin që unë këtë mandate zëvendëskryetar kam pas nga komuniteti turk dhe partneritetin primar kam vendos  për këtë komunitet ndërsa të gjitha komunitetet e tjera i trajtoj të barabarta” tha ai për Insajderin.

    Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi kishte thënë se ka thënë se Haziri i ka blerë nga Lista Serbe apo janë pjesë e kalkulimeve të Beogradit

    “Kryetari aktual i Gjilanit e ka ditur shumë mirë se si do të përfundojë rezultati më 17 tetor dhe ka shkuar deri në instrumente që askush nga qytetarët e Gjilanit nuk ka besuar se do të shkonte ai. I dini këto vota që i ka blerë nga Lista Serbe. Është edhe më keq nëse nuk i ka blerë ato e i janë dhënë falas. I bie se janë pjesë e kalkulimeve të Beogradit”, kishte deklaruar Bislimi për mediat në vend./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark