Shqipëria do të tentojë sot të fitojë me çdo kusht ndaj Izraelit në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kuqezinjtë janë mysafirë të izraelitëve për ndeshjen që fillon në ora 20:45 në kuadër të rrethit të pestë në Ligën B të Grupit 2.
Izraeli është aktualisht lider me pesë pikë, Islanda ka tre, Shqipëria me një dhe Rusia që është po ashtu në këtë grup, është e përjashtuar për shkak të sulmeve ndaj Ukrainës.
Sipas asaj që raporton Panorama Sport, lojtarët do të jenë tejet të motivuar për këtë takim, pasi do të fitojnë secili nga dhjetë mijë euro premi.
Reprezentuesit tanë padyshim se do të jenë të motivuar edhe pa para që ta fitojnë këtë takim, duke ditur se mund të ndryshojnë rrjedhën në këtë grup.
Por, edhe një bonus kaq i majm do të ishte po ashtu një frymëzim për ta, duke ditur se mundi i tyre do të shpërblehet në të gjitha format.