Alexis Sanchez karrierën do ta vazhdojë te klubi francez, Marseille.
Reprezentuesi kilian ka mbërritur në qytetin francez për të kryer testet mjekësore dhe më pas të nënshkruaj kontratën, raportojnë mediat franceze.
Me të mbërritur në Francë, tifozët e Marseilles i kanë bërë pritje madhështore Sanchezit.
Tifozët francezë kanë ndezur flakadanë dhe fishekzjarre gjatë pritjes së Sanchezit.
Kiliani së fundmi ishte pjesë e Interit, ndërsa gjatë të kaluarës karrierë ka bërë edhe në top klube evropiane.
Mëposhtë mund të shihni disa pamje të pritjes së Sanchez nga tifozët e Marseilles.