Insajderi
Biznes

Kjo është shuma e parave që dërgoi diaspora në fondin për përballje nga pandemia COVID-19

Insajderi
02 June 2020 - 14:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Thirrjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për ta ndihmuar Kosovën financiarisht për t’u përballur me pandeminë COVID-19, po vazhdojnë t’i përgjigjen mërgimtarët por edhe qytetarët e Kosovës.

Lidhur me këtë, Ministria e Financave dhe Transfereve konfirmon se deri më tash në këtë xhirollogari janë dërguar 722 mijë euro.

“Që nga hapja e llogarisë e deri tani, ne llogarinë e Thesarit të dedikuar për grante dhe donacione janë mbledhur 722,164.66 euro”, tha drejtori i Thesarit në MFT, Ahmet Ismaili, për telegrafin.

Sipas tij, mbi 670 mijë euro janë transfere nga jashtë.

“Prej të cilave si transfere të jashtme janë 671,497.36 euro (duke përfshirë, por jo vetëm nga diaspora) si dhe të brendshme janë 50,667.30 euro”, tha ai.

Ditë më parë, Qeveria në detyrë e Kosovës kishte miratuar nismën për negocimin e paketës së marrëveshjeve me institucionet ndërkombëtare financiare me qëllim të sigurimit të kredive për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19./Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark