Insajderi
Lajme

Kjo është vetura me të cilën ikën sulmuesit e punëtorit të ‘Prishtina Parkingut’

Insajderi
17 May 2022 - 16:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kjo është vetura me të cilën ikën sulmuesit e punëtorit të ‘Prishtina Parkingut’
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Para pak orësh, në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë, është gjetur një person i gjakosur, për shkak të goditjeve që kishte pësuar nga dy persona.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për punëtorin e Prishtina Parking, B.H., i cili u zu në pritë dhe u sulmua nga dy persona, të cilët ende nuk janë identifikuar nga Njësia e Hetimeve në Policinë e Kosovës.

Sipas burimeve të Sinjalit nga Prishtina Parking dy të dyshuarit që e sulmuan Haxhiun në shenjë hakmarrjeje kanë ikur me një veturë me tabelat BU-016-BL dhe ende s’janë kapur nga Policia.

Sipas informatave të para, motivi i sulmit ndaj punëtorit në fjalë është një automjet, që u bllokua dje nga kompania ‘Prishtina Parking’.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark