Arsenali ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim te Newcastle.
‘Topçinjtë’ fituan me rezultat të pastër 2:0 ndaj Newcastle.
Serinë e golave e hapi kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard.
Norvegjezi shënoi në minutën e 14’ një supergol.
Ndeshja më pas vazhdoi me raste të tjera, por pjesa e parë nuk dhuroi gola.
Në 45 minutat e dytë mysafirët dyfishuan epërsinë e tyre.
Schar shënoi në minutën e 71’ në portën e gabuar dhe çoi në 2:0 ndeshjen.
Por, para se të shënohej goli i dytë nga Arsenal – Granit Xhaka ia mohoi një gol të sigurtë mesfushorit anglez – Willock, ku ndërhyrja e mesfushorit shqiptar ishte diçka briliante.
VIDEO:
Me këtë fitore Arsenali mban vendin e dytë me 81 pikë, një më pak se Man City në vendin e parë, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.
Newcastle pozicionohen në vendin e tretë me 65 pikë gjithsej.