×
  • Sport
  • Sport

    KJO NUK PRITEJ: Barcelona kthen Joao Cancelon nga aeroporti dhe i kërkon të mos niset

    Insajderi
    30 August 2023 - 20:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Transferimi i Joa Cancelo nga Manchester City te Barcelona duket se është çështje e mbyllur. Por për firmën e futbollistit do të duhet ende pak kohë, edhe pse ky i fundit ishte bërë gati që të udhëtonte drejt Spanjës nga Portugalia ku po kalonte këto ditë në pritje të marrëveshjes.

    Në fakt, ai ishte nisur për të shkuar në Katalonjë për të kryer vizitat mjekësore e më pas për të hedhur firmën në kontratë. Por “The Athletic” bën të ditur se në momentin kur ai ishte duke hipur në avionin që do ta çonte në Spanjë, është telefonuar nga drejtuesit e Barcelonës të cilët i kanë kërkuar që të mos niset.

    Klubi nuk ka finalizuar ende shitjet e lojtarëve që do t’i japin mundësinë ekonomike për të firmosur me Cancelon, ndaj i është bërë e qartë lojtarit që marrëveshja për të është gati, thjesht duhen mbyllur më parë ato në dalje. Kështu, Cancelo mbetet në Portugali, në pritje të “dritës së gjelbër” nga Barcelona e cila është në luftë me kohën për të shitur futbollistë pa u mbyllur merkato, që të jetë në kohë për të firmosur me mbrojtësin portugez që kërkohet me ngulm nga Xavi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark