Dy ditë më parë Ndriçimi dhe Stela u deklaruan për njëri-tjetrin në Përputhen+40. Ndërkohë, në puntatën e sotme, Lindita “e nxori zbuluar” Ndriçimin, duke thënë se ai po bën lojë të pisët.
“Ndërkohë që më kërkonte mua një takim, jep një deklarim për Stelën. Çimi lozi shumë pisët atë ditë dhe këtë mund ta konfirmojë ai, sepse po atë ditë mua më ka marrë në telefon dhe më ka thënë disa gjëra që po qe burrë le t’i pranojë”, tha Lindita.
“Unë nuk e kam problem fare që ato janë bashkë, unë e kam thënë që në fillim se isha unë ajo që u tërhoqa dhe i lashë rrugën e lirë Stelës. Dua të sqaroj publikun që nuk jam ndjerë xheloze, sepse di që Çimi është shumë i lëkundur”, tha ajo.
Lindita tregoi se para se të deklarohej për Stelën, Ndriçimi e kishte marrë në telefon duke i thënë “Mua nuk më pëlqen Stela, do deklarohem për ty”.
Konkurrenti tha se atë ditë ishte i mërzitur me Stelën.