Kur të skadojë kontrata e tij me Manchester Cityn, Kevin de Bruyne sapo do të ketë mbushur 34 vjeç. Data fatale është 30 qershori 2025 dhe klubi anglez po reflekton për mundësinë e ofrimit të rinovimit për një prej yjeve të tij.
De Bruyne, i blerë në verën e vitit 2015, ka qenë një nga arkitektët e sukseseve të arritura nga Skyblues në tetë vitet e fundit dhe në veçanti trebleja e sezonit të kaluar.
Një legjendë e vërtetë e skuadrës, një njeri simbolik që megjithatë ka pësuar disa dëmtime muajt e fundit; Pikërisht ky aspekt, sipas shtypit anglez, po e pengon disi Cityn, i cili mund të mendojë për të ardhmen, duke favorizuar përfshirjen e lojtarëve të tjerë dhe t’i thotë lamtumirë mesfushorit belg.