Kosova do të duhet me patjetër që së paku të fitojë një pikë sot (e martë) ndaj Islandës në kuadër të Ligës së Kombeve, në mënyrë që të mos bije në Ligën D.
Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Greqia po e mbyllë këtë edicion si lider i Grupit 2 me 12 pikë, Kosova aktualisht ka gjashtë, ndërsa Irlanda e Veriut dhe Qipro janë me pesë.
Alain Giresse pritet që në këtë takim të futet me skemën 4-2-3-1.
Në portë pritet të jetë Arijanet Muric, edhe pse kishte dhimbje në ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut, derisa pati stërvitje më të kujdesshme dhe ishte më i pushueshëm nga pjesa tjetër e skuadrës, por që më gjasë mund të luajë nga fillimi.
Njësoj si Aro Muric edhe kapiteni Amir Rrahmani u ankua në një lëndim gjë që bëri të mos luaj në sfidën ndaj Irlandës së Veriut.
Por qendërmbrojtësi ka shtrënguar dhëmbët dhe ka kryer të rregullt seancën e fundit stërvitore, ku sot pritet të jetë në fushë nga minuta e parë.
Florent Hadërgjonaj, Amir Rrahmani, Mirlind Kryeziu dhe Donat Rrudhani, derisa si mesfushor defanziv pritet të jenë Florent Muslija dhe Ibrahim Dresevic.
Si mesfushor ofensivë do të jetë Bersant Celina, ndërsa nga krahët pritet të startojnë Arbër Zeneli dhe Zymer Bytyqi.
Vedat Muriqi do të jetë sërish i vetmuar në sulm, duke u ndihmuar nga treshja mbrapa.