Amerika e Jugut dhe jo vetëm mban frymën.
Sot në mbrëmje, ora 21:00, në stadiumin legjendar Maracana, do të zhvillohet finalja e madhe e Kupës Libertadores mes Fluminense dhe Boca Juniors.
Pasioni i tifozëve argjentinas dhe brazilianë për futbollin është i njohur në të gjithë botën, por duket se një tifoz i vogël është bërë viral në rrjetet sociale për sakrificën e bërë për skuadrën e zemrës.
“Kam shitur playstation-in tim dhe motorin e babait për të ardhur këtu… edhe pa biletë! Kjo është Bocaaaaaaaa!”, ka thënë tifozi argjentinas, videoja e të cilit po bën xhiron e botës.