×
  • Lajme
  • Lajme

    Klani Kuka | E kaluara kriminale e Shqipëron Kukës që u përfshi sërish në tentim vrasje në Pejë

    Insajderi
    10 December 2023 - 21:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëron Kuka është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për përfshirje në një tentim vrasje që ndodhi në orët e para të së dielës në Pejë. Gazeta Insadjeri ekskluzivisht raporti se ai ndodhet në arrati derisa Prokuroria ka konfirmuar se janë ndaluar dy persona të tjerë të dyshuar për rastin.

    Por, kjo nuk është hera e parë që Shqipëron Kuka gjykohet për vrasje në tentativë.  Në vitin 2006, emri i tij është përmendur për një tentim vrasje tjetër. Shqipron Kuka, akuzohej se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” por pas vendimit të Gjykatës, ai ishte dënuar vetëm për “Shkaktim të rrezikut për jetë” dhe ishte liruar nga akuza “Vrasje në tentativë”.

    Ndryshe, Gazeta Insajderi raportoi ekskluzivisht se dy personat e arrestuar dhe një peron i tretë që ndodhet në arrati  janë familjar të trajnerit të njohur të Xhudos- Driton Kukës.

    Sipas burimit, Shqipron Kuka është në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuar për përfshirje në tentim vrasje.

    Ndërsa i arrestuar është Kukë Kuka bashke me një peron tjetër.

    “Dy persona janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë”, ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark