×
  • Showbiz
  • Show

    Klea Huta e konfirmon datën e dasmës me Elgit Dodën

    Insajderi
    05 May 2023 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Çifti i njohur, moderatorja Klea Huta dhe kantautori Elgit Doda janë bashkë prej vitesh dhe gjithashtu janë të bekuar me një djalë.

    Por, edhe pse kohë më parë u martuan zyrtarisht duke realizuar dhe një fotosesion si nuse dhe dhëndër, dyshja nuk kanë organizuar një dasmë për të festuar dashurinë e tyre me familjarët dhe miqtë.

    Këtë çifti thuhet se kanë vendosur ta bëjnë gjatë këtij viti, pikërisht më 4 qershor, kur edhe është ditëlindja e djalit të tyre, Krid.

    Foto: Klea Huta/Instagram

    Datën e ceremonisë duket se e ka konfirmuar edhe Klea në një postim të fundit në llogarinë e saj të Instagramit.

    Teksa ndodhej në një dyqan të fustaneve të nusërisë, Klea ka shkruar: “Sot një muaj”.

    Foto: Klea Huta/Instagram

    Ndërkohë, dyshja përveç që janë të përkushtuar ndaj familjes, ata mbetën të angazhuar më projekte në karrierat përkatëse.

    Elgiti krahas koncerteve, së fundmi ka paralajmëruar një duet të ri me aktorin Romeo Veshaj. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark