Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim në Kleçkë më bashkëluftëtarët e tij të kësaj zone.
Limaj ka thënë se në këtë takim bashkërisht kanë evokuar kujtime të shumta të ditëve më të vështira, por edhe më krenare që kemi kaluar bashkë.
Lideri i Nismës thotë se me bashkëluftëtarë, familjarë të dëshmorëve, invalidëve dhe gjeneratën e re të kësaj zone bujare, bashkëbiseduan edhe për kauzën tonë për çlirimtarët, që tashmë është kthyer në lëvizje që po gjen mbështetje anekënd Kosovës.
Postimi i plotë i Limajt:
Mbrëmë në Kleçkën heroike, në odën e mikpritjes e traditës të familja Shala, me bashkëluftëtarët e mi të kësaj zone, evokuam kujtime të shumta të ditëve më të vështira, por edhe më krenare që kemi kaluar bashkë.
Me miqtë e mi bashkëluftëtarë, familjarë të dëshmorëve, invalidëve dhe gjeneratën e re të kësaj zone bujare, bashkëbiseduam edhe për kauzën tonë për çlirimtarët, që tashmë është kthyer në lëvizje që po gjen mbështetje anekënd Kosovës.
Faleminderit Kleçkë për mbështetjen e madhe që më keni dhënë ndër vite dhe për zgjedhjet e tashme të 14 shkurtit.