×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Klienti u ankua për cilësinë e shërbimeve në “Shell”, mori dajak nga punëtori i kompanisë

    Insajderi
    29 March 2023 - 19:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një rrahje ka ndodhur mbrëmë në piken e derivateve ‘Shell’ në fshatin Pavlan të Pejës në mes një klienti dhe një punëtori të kësaj pompe.

    Dy të dyshuarit janë Altin Nikqi (20), punëtori i Shellit dhe Agron Qaki (30), klienti i dyshuar, raporton Sinjali.

    Siç raportohet ngjarja ka ndodhur si pasojë e pakënaqësisë së klientit ndaj shërbimeve të punëtorit të ‘Shell-it’, duke agravuar situata në ofendime ndaj 20-vjeçarit.

    Ndërsa, punëtori si kundërpërgjigje ka shpërthyer në sulm fizik ndaj klientit, duke e goditur me grushte dhe duke i shkaktuar atij lëndime trupore. Mirëpo me sulm fizik iu kundërpërgjigj edhe klienti, i cili po ashtu i shkaktoi lëndime me anë të goditjeve punëtorit.

    Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarit dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

    Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i klienti i dyshuar të dërgohet në mbajtje, ndërsa punëtori i pompës do të hetohet në liri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark