Vetëvendosje ditën e sotme njoftoi se Kosova është bërë pjesë e një programi të rëndësishëm të BE-së, duke pretenduar që do t’i sjellë vendit miliarda euro.
Në njoftim thuhet se ministrja e MINT, Rozeta Hajdari, bashkë me drejtoren e përgjithshme për Tregun e Brendshëm të Bashkimit Evropian, Industrinë, Ndërmarrësinë dhe Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme (DG GROË), Kerstin Jorna, ka nënshkruar marrëveshjen për përfshirjen e Kosovës në programin e BE-së “Tregu i Përbashkët”.
Këtë postim e kishte publikuar edhe zëdhënësi i Kurtit, Arlind Manxhuka, teksa analisti politik Astrit Gashi e ka emëruar atë me disa cilësime.
“Arlind Manxhuka eshte “klinci” i fundit laborant, e pa doreza te bardha ! Me rroge eshte, e kuptoj! Praktikanti i ashiqarshem, e di nga brenda, qe dallon me ata perpara Molliqaj&Co kane dite qysh me bo ma rende dhe ma ndershem”, ka shkruar Gashi në facebook.
Mes tjerash, analisti Gashi ka shkruar se Manxhuka nuk guxon ta përmend emrin e tij, por e përmend mediumin e Gashit, “Gazetën Blic”. Krejt kjo pasi sipas tij, Manxhukës “ia ngrehin veshtë në parti”.
“Nuk harroj, nuk fali. I perbuzi filimenat per rroge! Respekt militantave Ai nuk guxon me ma permend emrin mu, e permend Blicin per me ma sha permes “fake’ve fake”, kur ju deshmoj se ne KEK kane keqmenaxhu, sepse ja ngrehin vesht ne parti. Liri per Manxhuken! Sting shkon per ta: Set them free!”, ka shkruar për fund Gashi.