×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    4.2 miliardët e VV-së, Bajrami: Propaganda nuk kalon

    Insajderi
    12 May 2023 - 19:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëvendosje njoftoi se Kosova është bërë pjesë e një programi të rëndësishëm të BE-së, duke pretenduar që do t’i sjellë vendit miliarda euro.

    “4.2 miliardë euro përfiton Kosova nga programi i BE-së Tregu i Përbashkët”, thuhet në një njoftim të partisë që qeverisë me vendin.

    Megjithatë, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se kjo është vetëm propagandë e pavërtetë.

    “Propaganda nuk kalon!”, ka shkruar ajo.

    “Sa i përket 4.2 mld. eurove për të cilat po propagandon LVV, qe dy fakte: e para, ato nuk janë vetëm për Kosovën, dhe e dyta, më e rëndësishmja, Kosova edhe më herët ka qenë pjesë e programeve të BE-së – menjëherë pas nënshkrimit të MSA-së, të cilën VV nuk e ka votuar. MSA ka qenë parakusht që Kosova të bëhet pjesë e programeve të BE-së, por pushteti i sotëm në atë kohë as nuk i ka njoftë si në rastin e letrës së Mogherinit”, thuhet në reagimin e saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark