×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Kosova s’i ka përfituar 4.2 miliardë euro nga BE, siç pretendon Lëvizja Vetëvendosje”

    Insajderi
    12 May 2023 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka shkruar se Kosova i ka përfituar 4.2 miliardë euro nga programi i BE-së “Tregu i Përbashkët”.

    Në njoftim thuhet se ministrja e MINT, Rozeta Hajdari, bashkë me drejtoren e përgjithshme për Tregun e Brendshëm të Bashkimit Evropian, Industrinë, Ndërmarrësinë dhe Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme (DG GROË), Kerstin Jorna, ka nënshkruar marrëveshjen për përfshirjen e Kosovës në programin e BE-së “Tregu i Përbashkët”.

    “Programi në fjalë është njëri ndër programet më të mëdha mbështetëse që posedon Bashkimi Evropian dhe si i tillë synon fuqizimin e mbikëqyrjes së tregut të brendshëm, përmirësimin e konkurrueshmërisë së industrisë, në veçanti të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, mbrojtjen e konsumatorit përfshirë sigurinë e ushqimit, përmirësimin e statistikave dhe përmirësimin e sektorit financiar”, thuhet në njoftimin e LVV-së, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Ky program do të mbështesë sektorët e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme me një buxhet prej 4.2 miliardë euro për periudhën kohore 2021-2027, e që nga tani bizneset dhe organizatat vendore mund të përfitojnë nga ky program”, vazhdon njoftimi.

    Por, ndaj këtij shkrimi ka reaguar Shenoll Muharremi, njohësi i integrimeve europiane, ka thënë se “Kosova s’i ka përfituar 4.2 miliardë euro, siç pretendon Lëvizja Vetëvendosje”.

    “Ky publikim nga VV duhet të jetë një keqkuptim nga ata që e postuan. €4.2 Miliardë mund të jetë vlera totale e programit për të gjitha vendet pjesëmarrëse”, thotë Muharremi, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Gjithashtu, programet e këtilla të BE janë të programuara në kornizën kohore 7 vjeçare. Pra, në kontekst të Kosovës e cila shumë mirë që është anëtarsuar në këtë mekanizëm ende nuk ka përfituar asnjë fond por mund të marrë pjesë në të ardhmën dhe nese ka kapacitete mund të përfitoj një pjesë modeste”, sqaron Muharremi, shkruan Gazeta Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark