×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Klinë: Plagoset një polic gjatë aksionit për kapjen e hajnave, hynë për të vjedhur në shtëpinë e një prifti

    Insajderi
    09 May 2024 - 10:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një polic është plagosur në Zllakuqan të Klinës përgjatë një aksioni për kapjen e hajnave, që ishin futur ta vjedhin shtëpinë e një prifti.

    Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Gjendja e policit është jashtë rrezikut për jetë.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    “Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 03:56 stacioni policor në Klinë është njoftuar se në fshatin Zllakuqan në shtëpinë e banimit të priftit kanë hy disa persona. Policia menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe me të arritur aty, afër objektit kanë hasur në rezistencë me çrast një zyrtar policor është lënduar nga arma e zjarrit. Zyrtari i lënduar është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë dhe sipas mjekut kujdestar ai është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark