×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Klinika e Onkologjisë ka një njoftim për pacientët, nuk kryen këto shërbime sot dhe nesër

    Insajderi
    20 December 2022 - 12:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reparti i radioterapisë në Klinikën e Onkologjisë në QKUK sot dhe nesër nuk do të ofrojë shërbime për pacientë, pasi stafi i këtij reparti do të trajnohen për të punuar me CT simulatorin e instaluar rishtas.

    Kështu ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës. Nga ky institucion kanë thënë se trajnimi i stafit do të zgjasë sot dhe nesër me dy ndërrime, për të shkurtuar kohën e pezullimit të shërbimeve për pacientë, transmeton Gazeta Shneta.

    Njoftim nga Klinika e Onkologjisë në QKUK

    Klinika e Onkologjisë, Reparti i Radioterapisë është pajisur me aparaturë të re të Tomografisë së Kompjuterizuar per simulimin e pacientëve (CT simulator).

    Pas mbarimit te procedurave të instalimit dhe kalibrimit, tashmë klinika posedon CT -simulator modern, i cili ofron kualitet të lartë për identifikimin e zonave me interes.

    Në veçanti i identifikon dhe korigjon imazhet në të cilat gjenden trupat e huaj.

    Sipas planit të paraparë nga operatori, stafi duhet të trajnohet për 4 ditë, në datat e rezervuara nga ekspertët e fushës për shkak të kalendarit të planifikimit.

    Klinika ka vendosur që  trajnimi të mbahet në vetëm 2 ditë, me qëllim që numri i diteve gjatë të cilave Reparti i Radioterapisë nuk do të ofrojë shërbime për pacientët  të jetë jete sa më i shkurtë.

    Andaj, gjatë kohës së trajnimit me 20 e 21 dhjetor 2022( e martë dhe e merkurë), në dy orare të paradites dhe pasditës nuk do të punohet me pacientë në Radioterapi. Pacientët janë njoftuar lidhur me këtë.

    Kjo po bëhet me qëllimin e vetëm që kualiteti i shërbimeve në  klinikë të rritet në vazhdimësi, duke e pasur përherë në prioritet shëndetin e pacientëve tanë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark