Insajderi
Lajme

Klinika e Onkologjisë në renovim, kimioterapia jepet në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive

Insajderi
13 January 2024 - 16:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klinika e Onkologjisë në renovim, kimioterapia jepet në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se Klinika Onkologjisë nga e hëna është në rinovim.

Në njoftimin për media, ky shërbim ka treguar se nga e hëna kimioterapia jepet në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, njofton se për shkak të renovimit të katit përdhesë të Klinikës së Onkologjisë, aty ku jepen shërbimet ambulantore të klinikës, pra hapësirat ku jepet kemioterapia, nga dita e hënë, 15 janar 2024, do të zhvendosen përkohësisht në objektin e Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive, e cila ndodhet në hapësirat e QKUK, hyrja nga lagja e Veternikut”, është thënë në njoftim, duke treguar se shërbimet tjera do të funksionojnë normalisht.

“Shërbimi i Radioterapisë do të funksionojë normalisht në hapësirat e ekzistuese, kurse shërbimi 24-orësh, për të hospitalizuarit do të vazhdojë akoma në katin përdhesë të Ortopedisë së vjetër, aty ku ishte zhvendosur rreth 3 muaj më parë. Me renovim të tërësishëm të Klinikës së Onkologjisë, investim nga Ministria e Shendetësisë dhe ShSKUK, do të krijohen kushte moderne për trajtim të pacientëve dhe për stafin që i ofron këto shërbime”, është thënë në njoftim


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark